KRYESORE

Rama njofton masa drastike për ndërtuesit abuzivë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Paralajmëron edhe zyrtarët

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj ndërtuesve që shkelin ligjin dhe abuzojnë me projektet e miratuara. Ai tha se çdo subjekt që transformon ose deformon lejen e ndërtimit, duke e kthyer objektin nga ndërtim i ligjshëm në abuziv, do të përfshihet në listën e zezë dhe nuk do të marrë më leje ndërtimi për një periudhë të gjatë.

“Paligjshmëria e ndërtimit të ligjshëm, është një tjetër fenomen që ne do të bëjmë gjithçka që ta ndalim. Ne do të bëjmë të gjitha këto ndryshime duke i ngarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallka e zinxhirit të ndërtimit nga arkitekti, supervizori dhe inspektorët përkatës. Sepse në një ndërtim ku projekti i miratuar transformohet e deformohet duke u kthyer nga një ndërtim me leje në abuziv, të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie në qendër është ndërtuesi. Për këtë arsye, ndërtuesit që do të zihen në këtë faj, do të hyjnë në listën e zezë dhe s’do të mund të marrin më asnjë leje dhe të zhvillojnë asnjë aktivitet ndërtimor për një numër vitesh që mendoj se duhet të jetë më i madh se ai që propozoi grupi i punës”.

Ai njoftoi gjithashtu se arkitektët, supervizorët dhe inspektorët do të mbahen përgjegjës, duke krijuar një zinxhir përgjegjësie për çdo shkelje, ndërsa qytetarëve iu garanton mbrojtje ndaj mashtrimeve.

“Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët të cilëve mund t’ju themi se në një sistem që kemi zgjedhur, marrëdhënie kontraktuale janë marrëdhënie mes palëve, jo marrëdhënie ku qeveria mund të ndërhyjë dhe përsa kohë keni marrë përgjegjësi, s’kemi çfarë të bëjmë, por kjo nuk është zgjidhja se qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë. Ndodh siç ndodhte në atë pallatin ku shkuam me ministrin që nuk i lenë as të futen brenda, ose nuk marrin dot shtëpinë se arrijnë deri në absurd që një apartament shitet dy herë. Për këtë arsye masa do të jetë e rëndë për ata që e bëjnë një gjë të tillë dhe përveç listës së zezë, do të jetë imediat konfiskimi i objektit, do ta administrojë shteti dhe do ta bërë në dispozicion të atyre që kanë paguar”.

Kryeministri Rama paralajmëroi edhe zyrtarët dhe punonjësit e shtetit që abuzojnë me ndërtimet pa leje.

“Çdo zyrtar apo punonjës i shtetit që gjendet në kushtet që shfrytëzon një ndërtim pa leje, familja e tij për qëllim fitimi, do të penalizohet. S’mund të paguhesh nga taksat dhe të kesh ndërtim pa leje dhe medemek familja. Shko te kioska atje, por mos puno në shtet”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago