Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se qeveria ka miratuar 5191 paga lufte për punonjësit e sektorit të transportit rrugor dhe të larguarit nga puna nga ky sektor në muajin qershor.
Rama thotë se efekti financiar prej 134,966,000 lekësh do të mbulohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor!
“Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.
Qeveria shqiptare miraton:
+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, shkruan Rama
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…