Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit, duke theksuar se ndërmarrjet e furnizimit me ujë përballen me problematika të shumta, përfshirë borxhet e larta, menaxhimin e dobët dhe politizimin e burimeve njerëzore.
Rama paralajmëroi se do të merren masa kundër abuzuesve dhe shpjegoi se në të ardhmen do të hiqen edhe depozitat mbi pallate, të cilat mund të shndërrohen në burim rreziku.
“Decentralizimi nuk është fragmentim apo shkatërrim, por përgjegjësi dhe shërbim. Uji që prodhohet nga natyra dhe vjen në rubinet është një mall jetik, i cili kërkon menaxhim kombëtar. Për këtë nis faza e dytë e reformës në sektorin e ujit”, tha Rama.
Sipas tij, faza e parë e reformës përfshiu lidhjen në rrjet të 100 mijë përdoruesve të rinj dhe prerjen e një numri të konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Reforma e re do të shtrihet nga prodhimi tek shpërndarja dhe furnizimi, njësoj siç është bërë në sektorin e energjisë, duke parandaluar çdo abuzim.
Rama theksoi se do të ndërmerren veprime kundër abuzuesve për përfitime private, përfshirë ata që humbasin ujë në rrugë, abuzojnë me lidhjet nën tokë ose me lavazhet e ujit në lagje. Ai po ashtu paralajmëroi heqjen e depozitave mbi pallate, për të përmirësuar furnizimin dhe për të parandaluar rreziqe të mundshme.
“Koha është të vijojmë me planin për heqjen e depozitave, që shpesh shndërrohen në pesha të rrezikshme mbi ndërtesa të vjetra dhe mund të shkaktojnë katastrofa. Kjo është pjesë e angazhimit tonë për një menaxhim të përgjegjshëm të ujit”, përfundoi kryeministri.
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…
Mbrëmjen e sotme Shtetet e Bashkuara do të godasin shumë rëndë Iranin. Është paralajmërimi që…