POLITIKE

Rama reagon ndaj Vucic: Nuk ka shans të negociojë me Perëndimin për shqiptarët. Mund të shkojë edhe në Hënë, por në fund do të ulet me ne

Kryeministri Rama iu përgjigj një deklarate të bërë nga presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili u citua të ketë thënë se për çështjen me shqiptarët do të negociojë me Perëndimin.

“Ai mund të thotë se negocion me Perëndimin, por nuk ka shans të negociojë me Perëndimin për shqiptarët. Fatkeqësia është që kur na është dashur të negociojmë me të tjerët i kemi bërë gropën vetes sepse nuk kemi negociuar dot me njëri-tjetrin.

Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë në Perëndim, mund të shkojë në Lindje, në Hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne. Kur them me ne, me autoritetet e shtetit të Kosovës, që është shtet sovran, e njeh apo nuk e njeh ai, dhe natyrisht me ne në Tiranë, që mbështesim autoritetet e Prishtinës”, tha Rama.

“Përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, një është rruga e barrikadimit, tjetra e përballimit. Barrikadimi është në dëmin tonë, përballimi sy më sy dhe drejtpërdrejt me mjetet e paqes është sfida jonë. Fiton kush është më i mençur dhe kush arrin të tregojë forcën e mendjes dhe largpamësisë në paqe. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook dhe me deklarata përçarëse”, shtoi kryeministri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago