KRYESORE

Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova, rritje absurde e çmimeve në jug

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar po shpërndahen informata të rreme se turistët i kanë braktisur plazhet shqiptare, duke shtuar se sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova.

Në një tubim me qytetarë, Rama është shprehur të mërkurën se është e ulët përpjekja për ta prezantuar se kosovarët s’po e vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se ka rritje edhe të turistëve turq dhe polakë.

“…Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara… Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se profile të rreme po shpërndajnë dezinformata në internet për rënien e turizmit bregdetar.

Ai ka deklaruar se sipas Komisionit Evropian, Shqipëria për turizëm veror është në vendin e parë dhe ka rritje për 86 për qind.

Rama ka thënë se çmimet në jug të vendit janë rritur në mënyrë absurde, por se shtoi se Qeveria nuk mund t’i kontrollojë apo ndalë.

Sipas tij, rritja e çmimeve në plazhet jugore është vetëvrasje ekonomike për vetë pronarët e hoteleve e restoranteve.

“Qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet, ky është sistemi që kemi zgjedhur dhe nuk vendosim dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i kontrollojmë apo imponojmë dot. Në Vlorë Ermal, në Sarandë Olti ku janë dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’u thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por kjo është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë dhe kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura. Para se të jetë vonë duhet të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme”, është shprehur Rama.

Rama ka veçuar Vlorën duke theksuar se duhet “të zbresin me këmbë në tokë”.

“Shikoni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, janë stabël. Vlonjatët janë molla e këtij sherri sepse tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe konkurruese, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe bërë një gropë ku do bien vetë këta që i ngrenë çmimet në këtë far feje. Nuk më vjen keq për ta por është e padrejtë dhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League-n e turizmit të Mesdheut. Më mirë syri sesa nami. Vlonjatëve ju kanë dalë edhe sytë edhe nami dhe ju kanë dalë edhe trutë nga vendi atyre që kanë bërë ato hotelet. Duhet të zbresim pak me këmbë në tokë, nuk ua thua dot vlonjatëve, por të paktën të zbresim në kat të dytë”, ka deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago