LAJME

Rama: Turizmi ynë mbahej nga motrat e vëllezërit nga Kosova, deri më tani kemi 1.4 milionë vizitorë të huaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për numrin në rritje të turistëve të huaj në bregdetin shqiptar.

Ai tha se kishin një turizëm të brendshëm dhe një industri turistike që mbahej në këmbë vetëm nga siç i quajti ai, motrat dhe vëllezërit nga Kosova.

“Jo më larg sesa sot, unë i kam marrë shifrat e këtij viti që flasin më qartë se çdo fjalim për vizitorët e huaj duke përjashtuar vizitorët nga Kosova që tanimë hyjnë të paregjistruar pasi tanimë kemi hapur kufirin që nga 1 qershori dhe hyrja nga Kosova është si hyrja nga Shkodra për në Vlorë”, është shprehur Rama, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka kaluar milionëshin, duke thënë se në korrik kanë pasur 1.1 milionë turistë, ndërsa tani i kanë 1.4 milionë pasaporta të huaja, duke mos përfshirë ato të Kosovës.

“Pra, në qershor kemi pasur 604 mijë, përshirë edhe turistët nga Kosova, sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë e as të Kosovës, pra 45% qershori”, është shprehur Rama, njofton Klankosova.tv.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, një investim prej 2 miliardë dollarësh që u vlerësua se do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago