Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi.
ABC mëson se në orën 14:30 ka zhvilluar një takim me Presidentin turk, Erdogan.
Takimi është zhvilluar në Kompleksin Presidencial.
Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kryeministrit në Turqi.
Vizita vjen pas mbylljes së kopshtit të kolegjit “Turgut Ozal” dhe kolegjit të vajzave “Mehmet Akif”, gjë e cila sipas mediave turke ka ndodhur për shkak të kërkesës nga Erdogan.
Sakaq, ditën e nesërme Rama do të udhëtojë drejt Strasburgut lidhur me raportin e Dick Martyt.