POLITIKE

Vetëvendosje tregon nëse kanë çuar njerëz te PDK-ja për ta krijuar bashkë qeverinë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar deklaratën e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, që tha se VV i ka dërguar njerëz atij për formimin e një koalicioni eventual.

‘’Nuk është e vërtetë. Jemi të përqendruar në luftimin e covid. Për fat të keq sot kemi humbur një grua të re që ishte shtatzënë. Shprehi ngushëllime familjes’’, thotë Abazi në emisionin DPT te Fidani.

‘’E kuptoj që është një situatë e krijuar pas votimit të mocionit e cila duket se ishte pritur me kohë që prej fitimit të zgjedhjeve. Është e pritshme që nuk mund të na rrëzojnë me mjete demokatike por po përdorin cfarëdo mjeti për ta mbajtur shtetin e kapur dhe për të vazhduar avazet e tyre. Në njërën anë i kemi qytetarët që kanë votuar për ndërrim të sistemit qeverisë, dhe në anën tjetër ata që po përdorin cdo mjet për të mos lejuar këtë’’, shton ai.

“Nuk e di kujt i referohet ai me ‘’njerëz’’. Nuk bëjmë koalicion me PDK’në deri në momentin kur do të reformohet. PDK’së i duhet një mandat në opozitë për tu bërë partia që do i kthehet shtetformimit. Mos të harrojmë se ata e kanë prodhuar Hashim Thaçin. Ata janë pjesë e proceseve që kanë denigruar vendin”, tha Abazi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago