Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa ka folur për kandidaturat e Bekim Jasharit dhe Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt, ka thënë se nuk do të ndodhë që të garojnë të dytë.
“Nuk kandidojnë të dy, po nëse kandidon Bekim Jashari, unë kisha dashur të fitojë Bekim Jashari. Koha ka me qenë dëshmia më e mirë. Dytë s’kanë me qenë”, ka thënë Lladrovci në emisionin “Pressing” në T7.
I pyetur nëse mund të tërhiqet Bekim Jashari nëse insiston Sami Lushtaku që të garojë gjithsesi për kryetar të Skenderajt, Lladrovci nuk e ka përjashtuar këtë gjë.
“Nëse insiston Sami Lushtaku, nashta tërhiqet (Bekim Jashari). Dytë nuk do të garojnë”, ka thënë Lladrovci.