Ish-kryetari i OVL UÇK-së Faik Fazliu ka pasur debate të ashpra me analistin Imer Mushkolaj në lidhje me të kaluarën.
Fazliu në “Debat Plus” duke folur për incidentin në Prizren ku është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka thënë se nuk njihet si person me të kaluar të dhunshme.
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar duke i thënë se “në të kaluarën ke larguar edhe disa flamuj të Dardanisë dhe i ke djegë”.
“Ata nuk kanë qenë flamuj. Nuk ka qenë flamuj të Dardanisë”, ka replikuar Fazliu.
“Po si nuk është flamur. Ju keni organizuar largimin dhe djegien e flamujve të Dradanisë”, i është përgjigjur Mushkolaj.
“I dini rrethanat e asaj kohe. Kanë qenë rrethana tjera”, deklaroi Fazliu.
Mushkolaj ka vazhduar me kundër-replikë duke i thënë Fazliut se ky i fundit kishte deklaruar se nuk pranojnë flamur tjetër pos atij kombëtarë.
“Për ne ishte provokim në atë kohë. Nuk është dashur të na provokojnë”, thotë Fazliu.
Fazliu ka thënë më tej ai ka pranuar më pas flamurin e Kosovës pasi ishte miratuar nga institucionet.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…