Ramush Haradinaj, për herë të parë ka folur për raportet e tij me Tahi Zemaj, gjatë vitëve të luftës 1998/99.
Në Dukagjin, përveç juve, njëri ndër komandantëve tjerë të zotë ka qenë edhe Tahir Zemaj. Pronari i ndjeri Zemaj, ka thënë në një takimse Ramush Haradinaj është trim dhe se me të ka pasur një rast kur kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim, por që ka ndërhyrë Hashim Thaçi dhe ju ka prishë. A qëndron kjo, cili ka qenë dikur dhe sot mendimi juaj për Tahir Zemajn?
Ramush Haradinaj: Nuk ka qenë e lehtë as për mua e as për Zemajn, ai ka ardhur i rekrutuar prej strukturave të ish-qeverisë në ekzil, d.m.th ata e kanë rekrutuar për të ardhur në luftë. Gjatë luftës kemi qenë kolegë, e kemi pasur një bashkëpunim të caktuar, një respekt të ndërsjellë. Nuk mund të gjykoj tash z. Zemaj në tërësi për jetën e tij, por në një periudhë të caktuar të bashkëpunimit tonë ka funksionuar, ta zëmë rastin e betejës së Loxhës si dhe në disa raste tjera, ai e ka dhënë kontributin e tij si çdo bashkëluftuar I yni. Ne kemi pasur bashkëpunim me të gjithë në terren, nuk ka pasur fort dallime me thënë të drejtën. Ti ke mund të jesh I rekrutuar prej LPK-së, qeverisë në ekzil, prej kujtdo qoftë, por kur ka ardhë koha në front, me pushkë është dashur të drejtohesh kundër Serbisë. Nuk ka pasur dallim në substancë, kanë qenë më shumë disa formalitete atje lartë që kanë ekzistu se sa te ne në terren. Ta zëmë në terren, si Ramushi si Tahiri, kur ka rënë granata është dashur të I bëhet qare vetes e të luftojmë. Pra nuk ka pasur realisht thyerje, më shumë kanë qenë diku tjetër thyerjet, ndoshta te ata që nuk kanë qenë në luftë, pasi që kur hy në luftë, në luftë, më i afërt kam qenë unë për Tahirin se kushdo tjetër. Është dashur të mbështetemi në njëri tjetrin, pra ka qenë normale që kemi pasur një komunikim, bashkëpunim. Ne nuk jemi rritur njësoj me Tahirin, por thyerje nuk kemi pasur që na kanë penguar në zhvillimin e luftës.