BREAKING NEWS

Ramush Haradinaj, investitor i ri i Brezovicës (Dokumente

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka blerë disa prona në Komunën e Shtërpcës, ku ndodhet edhe Qendra e Skijimit – Brezovica.

Instituti për Hulumtime “Front” posedon disa dokumente zyrtare, të cilat dëshmojnë se ish-shefi i Qeverisë së Kosovës ka disa parcela në bashkëpronësi në Komunën e Shtërpcës, përkatësisht 2100 metra katror.

Instituti “Front” ka kërkuar shpjegime rreth kësaj çështjeje, mirëpo nga kabineti i Haradinajt kanë thënë se të gjitha informatat për pasurinë e tij janë publike në deklarimet e pasurisë që ai i ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ata nuk kanë dhënë përgjigje konkrete në pyetjet e parashtruara.

“Të gjitha përgjigjet për këto pyetje, i gjeni në deklarimin vjetor të pasurisë së z. Haradinaj”, thuhet në përgjigjen që i ka kthyer kabineti i Haradinajt Institutit “Front”.

Përndryshe, në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Haradinaj ka deklaruar pasuri të patundshme në vlerë prej 1 milion euro.

Në listën e gjatë të pasurisë së paluajtshme të Haradinajt përfshihet një shtëpi banimi prej 950 metrash katror në Prishtinë në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi familjare të përbashkët në Gllogjan në vlerë prej 270 mijë euro, tokë kodrinore 200 hektarë të privatizuar për 75 mijë euro, apo 3.75 € metrin katror të blerë nga Agjencia e Privatizimit, 21 ari truall në vlerë prej 27 mijë euro, shtëpi banimi me sipërfaqe prej 500 metrash katror në vlerë prej 202 mijë euro, apartament në vlerë prej 70 mijë euro dhe një vilë malore prej 120 mijë euro, por e paprecizuar se në ku ndodhet e njëjta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago