LAJME

Range në flakë, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur makina Range Rover brenda së cilës ndodheshin 4 të rinj, shpërthen në flakë pas aksidentit tragjik.

Pamjet i përkasin ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të natës të së shtunës në Limbiate, të Monza të Italisë. Ato janë publikuar në TikTok nga një person që duket se ndodhej në vendin ku ndodhi ngjarja, pak çaste pasi makina ishte përfshirë nga flakët.

Nga ngjarja humbi tragjikisht jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Selishta. Ndërsa të plagosur mbetën 2 pasagjerët e tjerë në mjet, të moshës 18 dhe 23 vjeç. Autoritetet italiane kanë ndaluar shoferin e Range-it, i cili u largua nga vendi i ngjarjes për t’u identifikuar disa orë më pas. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte kushëri me viktimën Selishta.

Në foto viktima, Arnold Selishta

Teksa hetimet për aksidentin e rëndë vijojnë, ajo që dihet deri më tani është se pas një mbrëmje në një lokal të zonës, grupi i të rinjve të moshës 18-23 vjeç, hipën në dy makina, një Range Rover dhe një BMW M8. Rrugës dyshohet se nisën të bënin garë me njëri-tjetrin, me shpejtësi të madhe. Në një moment, shoferi i Range-it humbi kontrollin dhe u rrotullua disa herë në rrugë duke shpërthyer më pas në flakë.

22-vjeçari shqiptar mbeti i bllokuar brenda në mjet derisa mbërritën shërbimet e zjarrfikëses. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku dhe ndërroi jetë. Dy të rinjtë e tjerë mbetën të plagosur, por pa rrezik për jetën.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

20 orë ago