Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mohuar se i burgosuri për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi është sulmuar në qendrën e paraburgimit. Por, ndryshe thuhet në një dokument intern të këtij institucioni.
Sipas raportit zyrtar, 20 të paraburgosur i janë vërsulur Ekrem Rexhepit për ta rrahur dhe është dashur ndërhyrja e gardianëve për ta shpëtuar atë. Raporti informon se gardianët kanë larguar me shpejtësi Rexhepin nga shëtitorja për në qelinë e tij.
Të paraburgosurit kanë deklaruar se nuk duan ta shohin duke shëtitur me ta, për shkak të veprës penale, që po dyshohet se e ka kryer, dhunim i të miturës.
“Të gjithë të paraburgosurit që gjendeshin në shëtitjen, gjithsej 20 të paraburgosur kanë tentuar të njëjtin ta sulmojnë fizikisht dhe falë ndërhyrjes së shpejt të stafit i njëjti është tërhequr nga shëtitorja dhe kthyer në dhomë”, thuhet në raport, raporton Insajderi.
“Arsyetimet e të paraburgosurve ishin se personin (Ekrem Rexhepin) nuk e dëshirojnë në shëtitje duke përmendur veprën që akuzohet, poashtu sipas informatave konfidente që posedojmë, se i paraburgosuri, Ekrem Rexhepi është i pa dëshiruar nga të gjithë të paraburgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e SHKK-së.
“Bazuar në të cekurat më lartë, kërkojë që i paraburgosuri të transferohet në ndonjë qendër tjetër për shkaqe sigurie dhe të vet të paraburgosurit në fjalë”, theksohet në fund të kërkesës.
Kërkesë për ndryshimin e qendrës së paraburgimit nga Prishtina i është dërguar Haki Maxharrajt, drejtorit të qendrës së paraburgimit në Prishtinë, Sami Halitit, zëvendësdrejtorit dhe Ferat Bytyqit, udhëheqës nga ana e Skënder Sopjanit, mbikëqyrës i Lartë për Siguri.
Ndërkohë, Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…