Në raportin vjetor të sapopublikuar të Departamentit të Shtetit mbi terrorizmin, te pjesë për Shqipërinë thuhet se vendi ynë kërcënohet nga Irani. Por jo vetëm kaq; edhe nga ana që kthehen nga frontet e luftës në Siri apo Irak.
“Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri konsiston tek luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizim i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri”, thuhet në raport.
Ndërkohë, thuhet se Shqipëria kontribuoi në luftën kundër ISIS. “Vazhdoi mbështetjen e fortë për përpjekjet e kundër-terrorizmit në 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të mposhtur ISIS-in”, thuhet në raport referuar Shqipërisë.