Mes tensioneve në rritje në Karaibe dhe sinjaleve për shtim të presionit amerikan ndaj Venezuelës, Rusia ka nisur evakuimin e familjeve të diplomatëve të saj nga Karakasi, raportoi Associated Press, duke cituar burime të inteligjencës evropiane.
Sipas raportimit, Ministria e Jashtme ruse ka filluar që nga e premtja largimin e familjarëve të personelit diplomatik, me përparësi për gratë dhe fëmijët.
Një burim i inteligjencës evropiane i tha AP-së se zyrtarët rusë e përshkruajnë situatën aktuale në Venezuelë si “shumë të zymtë”.
Associated Press thekson se ky do të ishte hapi i parë i tillë i Moskës për sigurinë e personelit diplomatik në Venezuelë pas një periudhe të gjatë, në një kohë kur aktiviteti politik dhe diplomatik i Shteteve të Bashkuara në rajon është shtuar ndjeshëm.
Raportimi vjen ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim me zyrtarë kyç të sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën në Venezuelë, mes pasigurive për mënyrën se si mund të evoluojnë zhvillimet në vend.
Megjithatë, Ministria e Jashtme e Rusisë e ka mohuar zyrtarisht raportimin. Në një reagim të publikuar të martën në kanalin e saj zyrtar në Telegram, Moska e cilësoi raportin e AP-së për evakuimin e stafit dhe familjarëve nga ambasada ruse në Venezuelë si “një gënjeshtër”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…