Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Autoambulanca e cila po transportonte një pacient nga Spitali i Gjilanit drejt Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës, u rrotullua.
Me këtë rast pacienti i cili po transportohej për në Prishtinë, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë pë rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datën 29.01.2020, rreth orës 23:00 jemi informuar nga QKUK-ja në Prishtinë se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nga lëndimet e marra në aksidentin e komunikacionit kishte ndërruar jetë. Lidhur me rastin e kemi informuar prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”- tha Hashani.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…