Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të partive të Kosovës me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ai ka thënë se këtë vendim e kanë marrë për shkak se “takimi i sotëm është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja”.
“Në vijimësi të asaj që kemi komunikuar edhe mbrëmë lidhur me vizitën e përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, PDK-ja në mbledhjen e kryesisë ka marrë qëndrim përkitazi me zhvillimet e fundit që ndërlidhen drejtpërdrejt me vizitën e tij. PDK-ja vlerëson lartë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të BE-së që i ka ofruar Kosovës në të gjitha periudhat e ndërtimit dhe konsolidimit. I mirëpresim vizitat e çdo zyrtari të lartë evropian. Çmojmë përpjekjet e BE-së në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes vendeve të Ballkanit. Lidhur me takimin e sotëm të thirrur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për takim të Borrellit me përfaqësues të partive, unë si kryetar i PDK-së, dhe si PDK nuk do të marrim pjesë si gjest politik dhe mesazh se takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së qeverisë dhe institucioneve të reja. Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet si alarm se procesi i dialogut ka degraduar viteve të fundit”, ka deklaruar ai në një konferencë për media.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…