Pamje dhe histori prekëse vijnë sërish nga Ukraina, aty ku vazhdon prej më shumë se një muaji lufta me ushtrinë serbe. .Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko ka publikuar historinë e një gruaje ukrainase e cila është zënë rob dhe përdhunuar nga ushtarët nën komandën e kryekrimineli çeçen Ramzan Kadyrov.
Tetiana Zadorozhniak kishte jetuar në shtëpinë e saj në Makariv që nga viti 2012 me burrin e saj, i cili kishte vdekur nga Covid dhe qenin e tyre Reeny. Gerashchenko tha se ishte kthyer në shtëpinë e saj për të gjetur Reeny i cili ishte duke pritur me durim jashtë shtëpisë për pronaren e tij të vrarë.
“Ky është Reeny, 9 vjeç. Tetiana për të cilën kemi shkruar u vra brutalisht. Reeny nuk e di dhe ende e pret atë. Askush nuk u kujdes për Reeny gjatë muajit të pushtimit”,- ka shkruar zyrtari ukrainas.
Pamjet e shpërndara gjithashtu tregojnë pjesën e brendshme të një shtëpie ku Tetiana mendohet të jetë therur në qytetin Makariv, 30 milje nga Kievi, muajin e kaluar. Sipas banorëve të qytetit, Tetiana u tërhoq zvarrë nga shtëpia e saj nga njerëzit e Kadyrovit teksa priste të evakuohej nga qyteti me shoqen e saj përpara se të mbahej rob në një shtëpi aty pranë dhe të abuzohej. Pas ditësh torturash, një nga ushtarët e përdhunoi për herë të fundit para se t’i priste fytin dhe ta hidhte trupin e saj të pajetë në një varr të cekët, thanë banorët vendas.
Dëshmitarët pohuan se ushtari çeçen që përdhunoi dhe vrau Tetianën u ekzekutua më vonë nga oficerë të tjerë. Incidenti i tmerrshëm mendohet të jetë një nga shembujt më të fundit të brutalitetit të zbatuar mbi civilët e pafuqishëm gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, ndërsa konflikti i afrohet javës së shtatë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…