FOTO&VIDEO

Rasti i parë me koronavirus në Istog, kryetari Haki Rugova jep detaje

Mbrëmjen e sotme, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ka publikuar rezultatet e testeve që janë bërë, ku 79 persona kanë dal me koronavirus, duke e quar numrin e përgjithshëm në 362 të infektuar me Covid-19, shkruan Insajderi.

Në mesin e këtij numri është edhe rasti i parë me koronavirus në komunën e Istogut.

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka dhënë detaje për këtë rast, duke thënë se është grua e fshatit Llugë të kësaj komune, e cila ka pasur probleme me mushkëri dhe pas trajtimit në Prishtinë, ka rezultuar me koronavirus.

“Ne ende s’e dimë si ka ardhur, për një arsye pasi jemi duke i marrë masat e duhura, policia dhe mjekësia janë. Është një grua që ka ardhur në QKMF në Istog, pastaj ka shkuar edhe në Pejë, më pas e ka kthyer sepse s’ka qenë rast, nuk e kanë trajtuar. Ndërkohë ka shkuar përsëri në Pejë, ku e ka dërguar për Prishtinë, atje është bërë një operacion dhe pastaj i është bërë testi dhe kanë konstatuar se ka pasur problem me mushkëri dhe me virus”, tha Rugova për Insajderin.

Kreu i Istogut theksoi tash do t’i marrin masat për izolimin e lagjës prej nga vjen e infektuara, apo edhe tërë fshatit. Po ashtu, edhe stafin mjekësor që e ka kontrolluar në Istog dhe Pejë.

“Jemi duke hulumtuar kontaktet tash, ajo ka pasur kontakt në Spitalin tonë, janë emrat e mbiemrat, mjeku që e ka trajtuar, motrat medicinale që ja kanë dhënë ndihmën e parë, autoambulanca që e ka dërguar në Pejë. Na jemi duke marrë masa në lagje atje në fshat, është nga fshati Llugë, dhe aty veq do ta izolojmë lagjen aty apo edhe krejt fshatin dhe nesër të shohim rastet e kontaktit çfarë kontakti ka mund të ketë dhe t’i izolojmë ato raste t’iu bëjmë testin, ashtu siç parashihet me protokoll”, ka theksuar Rugova.

Vetëm gjatë mbrëmës së sotme, në Kosovë u identifikuan 79 raste të reja me koronavirus, ku tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago