Politikanë të disa shteteve perëndimore i janë drejtuar me një letër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Ata kanë kërkuar qasje më të ashpër ndaj Vuçiçit.
“Tendencat e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të kritikohen publikisht dhe duhet të ndërmerren masa konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, thuhet në letrën drejtuar Josep Borrell, Anthony Blinken dhe James Cleverly.
Sipas mediave, letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth (SPD) dhe Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Jashtëm të Dhomës Britanike të Komunave dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan”, thuhet në letër.
Politikanët e huaj po bëjnë thirrje për kthim në ekuilibër në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…
Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…
Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…