Pas kërcënimit me jetë që iu bë kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, ka reaguar edhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci.
Kurti është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook në mëngjesin e së premtes, ku janë premtuar 10 milionë euro për kokën e tij.
Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti.
Edhe pse Arianitti sot ka shkruar se ai nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij, por ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.
Mirëpo, Geci duke e publikuar edhe me fotografi kërcënimin që iu bë Albin Kurtit nga Arianitti thotë se shteti ligjor duhet me u gërdit rrjetet sociale këtyre personave që po kërcënojnë.
Geci thotë se ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të shtetit, të së drejtës dhe që t’i luftojnë të gjithë këta kërcënuesit.
“Këtyre patriotave që kërcënojnë në fb me emra të rrejshëm e që në të vërtetë janë njerëzit ma të ligj në botë, shteti ligjor duhet me ua gërdit rrjetet sociale kudo që janë.
Sa i përket rasteve të tilla kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë në krah të shtetit, të së drejtës, ti luftojmë të gjithë këta kërcënuesit majmunë nga cili do krahë që vijnë këto kërcënime”, shkruan Gani Geci në Facebook