Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, (Forca-UDSH-ASH), njëheri edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, reagoi lidhur me gjobitjen e Irfan Damnorit për valvitjen e Flamurit Kombëtar në Krajë.
Në reagimin e Nimanbegut, ndër të tjera thuhet, se përgjegja e tyre njerzore dhe politike e Shqiptarëve të vendosur do të jetë e tillë që Domnori të ndihet krenar me ta.
Lexoni postimin e plotë të Nimanbegut:
“Irfan Domnori, miku im shumë vjeçar, njeri atdhetar dhe përkrahësi i çdo aktiviteti ynë kulturor, sportivë, kombëtar është dënuar nga Gjykata e Tivarit, për valvitjen e Flamurit Kombëtar.
Pasi që fola me të mbi rastin e djeshëm më dha një qetësi që unë nuk e kisha pasi që shumë nga ju më njoftuat për këtë rast.
“Për mua është nder të më dënojnë për Flamur” – më tha Irfani
Po postoj fotot nga arkivat e përbashkëta me Irfan Domnorin, trimin dhe shokun tim të nderuar!
Kurse përgjegja jon njerzore dhe politike e Shqiptarëve të vendosur do të jetë e tillë që ai të ndihet krenar me në!”, deklaroi Nimanbegu.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…