BREAKING NEWS

VIDEO/ Sulmohet shtëpia e Shaban Sylës, të dënuarit në rastin “Bllaca 2”

Mbrëmë pas mesnatës persona me armë dhe maska kanë sulmuar shtëpinë e Shaban Sylës, personit të dënuar në rastin “Bllaca 2”.

Personat deri tash të paidentifikuar kanë kërcënuar familjen se “do t’i vrasin ata dhe median që i ka publikuar përgjimet”. Të njëjtit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më date 19.11.19 rreth orës 01:00 ankuesi L.S. përmes telefonit ka informuar Policinë e Kosovës se disa persona kanë hyrë dhe e kanë kërcënuar në oborrin e shtëpisë se tij”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Insajderin.

“Njësitë Policore nga Stacioni Policor Drenas i’u janë përgjigjur rastit. Lidhur me këtë rast është kontaktuar Prokurori Kujdestar dhe me urdhër te prokurorit rasti është iniciuar si ‘Kanosje’ dhe Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm. Ju njoftojmë se ne këtë rast nuk ka pasur persona te lënduar”

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe njëri nga anëtarët e familjes Syla. Ai ka thënë nuk e di nga kush janë kërcënuar.

“Po është e vërtetë, policia është duke u marr me rastin. Nuk e dimë kush janë personat. Ata janë me maska edhe nuk dihet. Nuk kemi asnjë dyshim”, ka thënë ky person, i njohur për Insajderin.

“Kanë ardh te dera e hyrjes ku jetojna edhe kanë thanë që ndalni përgjimet ose përndryshe kena me ju vra edhe juve edhe ata që po i publikojnë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago