Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ashpër në lidhje me pamjet që janë publikuar , për hyrjen në territor të Kosovës, të xhandarmërisë serbe.
Gucati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është turp që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot..
“Është një turp i madh që institucionet e Rebulikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku Xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përsëriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi”, shkruan ai.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…