Real Madrid vendos një rekord të ri në Champions League, duke fituar trofeun e 15-të të këtij kompeticioni, si askush tjetër deri më tani.
Ekipi i Carlo Ancelotti-t mposhtin me rezultatin 0-2 Borussia Dortmund-in në “Wembley” në një finale që rezultoi shumë e luftuar.
Pjesa e parë u dominua dukshëm nga gjermanët, të cilët i shkuan shumë pranë golit me shtyllën e Fullkrug dhe Adeyemi-n që u ndalua nga Courtois, megjithatë ky fraksion u mbyll me porta të paprekura.
Teksa në pjesën e dytë “Los Blancos” u shfaqën disi më kërkues dhe ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 74’, ku pas asitit të Kroos, Carvajal shënoi me kokë dhe zhbllokoi finalen.
Dortmund provoi të reagojë dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me Fullkrug në minutën e 87’, por menjëherë pati sinjalizim për pozicion të parregullt.
Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e Real Madrid-it për Toni Kroos, kjo për shkak se pas EURO 2024 gjermani do të tërhiqet nga futbolli.
Teksa nga ana Borussia Dortmund kjo ishte e fundit sfidë për Marco Reus, që nuk do të luajë më për “verdhezinjtë”.
0-2 dhe Real Madrid fito trofeun e 15 të Champions League, teksa Borussia Dortmund nuk ia doli të rikthehej te suksesi i finales së 1997-ës.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…