FOTO&VIDEO

Regjisori i “Kumbarit” nuk ka më para, shet koleksionin e orëve luksoze

Regjisori legjendar amerikan Francis Ford Coppola, autori i trilogjisë së famshme “Kumbari”, po përballet me një krizë financiare pas dështimit të filmit të tij më të fundit, “Megalopolis”. Për të përballuar situatën, ai ka vendosur të nxjerrë në ankand koleksionin e tij të çmuar të orëve. “Kam nevojë për para për të mos falimentuar”, ka deklaruar vetë Coppola për The New York Times.

Shtatë orë të rralla që i përkasin regjisorit do të shiten në një ankand të organizuar nga Phillips më 6 dhjetor. Pjesa më e veçantë e koleksionit është një orë e dizenjuar nga vetë Coppola në vitin 2014, në bashkëpunim me shtëpinë e njohur zvicerane F.P. Journe, kompani e njohur për krijime aq të shtrenjta saqë një Rolex krahasuar me to duket si një Swatch i zakonshëm.

Modeli në fjalë, i quajtur FFC (me inicialet e regjisorit), ka një dizajn që lejon të shihen mekanizmat e brendshëm të orës. Në qendër të saj ndodhet një dorë e veshur me dorezë, gishtat e së cilës zhduken dhe shfaqen në forma të ndryshme për të treguar orën. Kjo orë u hodh në treg në vitin 2021 me një çmim rreth 1 milion dollarë, ndërsa një prototip i saj ishte shitur më parë për pothuajse 5 milionë dollarë në një ankand bamirësie në Gjenevë nën patronazhin e Princit Albert II të Monakos.

Coppola, sot 86 vjeç, kishte shpenzuar 120 milionë dollarë nga pasuria e tij personale për realizimin e Megalopolis, një projekt që kishte qenë ëndrra e tij për dekada me radhë. Ai madje shiti dy nga kantinat e tij të verës për të siguruar fondet, duke shtuar edhe 20 milionë dollarë të tjera për marketingun e filmit. Megjithatë, filmi rezultoi në një dështim të madh si në kritikë ashtu edhe në arkëtime, duke mbledhur vetëm 14 milionë dollarë në tregun amerikan.

Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, Coppola nuk e ka ndërprerë krijimtarinë. Në nëntor dhe dhjetor ai pritet të ndodhet në Kalabri, ku do të nisë xhirimet e projektit të tij eksperimental “Distant Vision”. Ky film, i frymëzuar nga romani Buddenbrook i Thomas Mann, do të rrëfejë historinë e tre brezave të një familjeje italo-amerikane, të përballur me ndryshimet e mëdha të epokës së pasluftës dhe të bumit ekonomik.

Projekt që pritej të financohej me fitimet e Megalopolis, Distant Vision duket se do të jetë përpjekja e radhës e një prej regjisorëve më të mëdhenj të historisë së kinemasë për të rikthyer lavdinë artistike dhe ndoshta edhe financiare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago