Renditen disa vende si mike të ngushta, ku Putini mund të fshihet në të ardhmen

Me pushtimin brutal të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin e vuri veten dhe mbështetësit e tij në një pozicion për t’u ndjekur penalisht për krime lufte. Meqenëse lufta për shkak të kundërofensive të ashpër të Ukrainës nuk po shkon në duart e Rusisë, Putini dhe miqtë e tij duhet të marrin me siguri strategji për “zhdukjen” e tyre.

“Politico” shkruan se po të dëgjosh fjalimet  në media të ekspertëve dhe politikanëve rusë, do të dëgjosh një rrymë frike se “ata do të përfundojnë në gjykatë, si ish-presidenti i RFJ-së, Sllobodan Millosheviç”.

Politico renditi disa nga vendet ku Putini mund të shkojë, duke i vlerësuar ato në bazë të nivelit të miqësisë që mund të hasë midis lidershipit të vendit, cilësinë e mundshme të jetës dhe rrezikun e ekstradimit.

Kinë

Putin e quajti Presidentin Xi Jinping “më të afërt” dhe Presidenti Xi Jinping e quajti atë mikun e tij “më të mirë dhe më të dashur”. “Politico” shkruan se dy autokratët janë aq të afërt saqë kanë festuar së bashku edhe 66-vjetorin e Xi. Me Xi që së fundmi siguroi një mandat të tretë dhe në thelb duke çimentuar presidencën e tij për pjesën tjetër të jetës së tij, nuk ka gjasa që Putini të duhet të luftojë me dikë tjetër.

Siria

Presidenti Bashar al-Assad iu drejtua Putinit për ndihmë për kryengritjen e vitit 2015 dhe ka zëra në se Putini po përgatitet të zhvendosë shoqëruesit e tij në Aleppo nëse humbet luftën. Gjatë rrugës për atje, Putinit ndoshta do t’i duhej të kalonte hapësirën ajrore të Turqisë – domethënë NATO-n – gjë që do ta ekspozonte atë në njëfarë rreziku. Por pa mbështetjen ruse, Siria mund të mos jetë një vend i sigurt për Putinin për një kohë të gjatë.

Irani

Me marrëveshjen bërthamore “të vdekur”, Teherani ka pak për të humbur duke pritur Putinin. Për më tepër, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe Iranit në vitet e fundit kanë forcuar marrëdhëniet e tyre dhe Teherani është bërë furnizuesi i preferuar i Rusisë i dronëve .

Koreja e Veriut

Një tjetër furnizues i supozuar rus i armëve, Pheniani ka një “udhëheqës suprem” të ri, i cili nuk tregon shenja se do të humbasë kontrollin e tij në pushtet së shpejti. Ndërsa pjesa më e madhe e kombit jeton në varfëri, dinastia Kim bën një jetë luksi që Putini ndoshta mund ta ndajë.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Putini do të ndiqte një rrugë të shkelur mirë. Presidenti afgan Ashraf Ghani u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi talebanët morën pushtetin në vitin 2021 dhe ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos kaloi dy vjet atje pasi u lidh me një hetim korrupsioni.  Por armiqtë e Putinit do ta shihnin atë si një vend mjaft të lehtë për ta sulmuar atë. Henkel tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin “një opsion i mirë, por ndoshta jo mjaftueshëm i fuqishëm” për të garantuar sigurinë e tij.

Arabia Saudite

Marrëdhëniet e princit të kurorës Mohammed bin Salman me Putinin janë përmirësuar vitet e fundit, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës. Dy superfuqitë e naftës koordinojnë politikat e tyre energjetike dhe ndajnë vlera të përbashkëta kur bëhet fjalë për qeverisjen e vendeve të tyre.

Turqia

Me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan që vepron si ndërmjetës në negociatat midis Moskës dhe Kievit, nuk është e paimagjinueshme që Putin të arrijë një lloj marrëveshje amnistie.

“Apartamenti” i Merkelit në Berlin

Berlini ka qenë prej kohësh një magnet për diasporën ruse dhe Putini mund të telefonojë ish-kancelaren Angela Merkel, e cila mund të ketë vend për të në banesën e saj.

Hungaria

Brenda BE-së, Hungaria do të ishte ndoshta zgjidhja më e mirë e Putinit për strehim. Kryeministri Viktor Orbán ka qenë një frenues në bllok kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev dhe madje duke nënshkruar një marrëveshje gazi me Kremlinin pas pushtimit.

Mars

Miliarderi amerikan Elon Musk paraqiti një plan paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ndoshta themeluesi i kompanisë “SpaceX” mund t’i ofronte Putinit strehim në koloninë e tij në Mars, shumë jashtë juridiksionit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, për ironi të “Politico”. Por vendet në raketat e tij nuk janë të lira dhe të gjithë e dinë që Musk nuk dhuron asgjë falas.