BREAKING NEWS

RENEA dhe FNSH operacion të befasishëm në Elbasan, priten arrestime

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga ana e drejtorisë së policisë Elbasan në këto momente.

Rreth 100 punonjës policie të mbështetura nga disa grupe të FNSH, skudrës Shqiponja dhe oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

Siç raporton Aldo Kozarja për abcnews.al operacioni ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit.

Operacioni ka një shtrirje të gjerë dhe priten të ketë disa të arrestuar.

Sipas burimeve për ABC News ndaj tyre është caktuar masa e arrestin në mungesë nga Gjykata e Elbasanit.

Gazetari Aldo Kozarja raportoi për ABC News se efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht çdo skutë për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çojnë në prangosjen e perosnave të dyshimtë.

Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

49 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

24 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago