LAJME

Rënia e Meta-s/ Kolapsi në ditën kur Elon Musk theu rekordin e pasurisë me 439 miliardë dollarë

Miliona përdorues të Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë hasur probleme mbrëmjen e së mërkurës për më shumë se një orë.

Problemet janë regjistruar në disa vende të Europës, por edhe në SHBA, ndërkohë që kompania META deri në orët e vona në mbrëmje nuk dha një sqarim se çfarë e shkaktoi kolapsin e platformave të saj në këto shtete.

E gjitha ndodhi në ditën kur miliarderi Elon Musk theu një tjetër rekord historik sa i përket pasurisë së tij. Ai u bë i pari në botë që kalon shifrën 400 miliardë dollarëve.

Pasuritë e tij të mërkurën kapën vlerën 439.2 miliardë, falë rritjes së Teslës në Wall Street dhe vlerësimit rekord të SpaceX.

Që nga zgjedhja e Trump, pasuria e tij është rritur me 66%.

“Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, – raporton agjencia Bloomberg, – e ka shndërruar Teslan në një minierë ari. Është në kufijtë e çmendurisë, sepse vetëm 3 muaj më parë çmimi i aksioneve ishte 112 dollarë”. Musk pritet të ketë një rol të rëndësishëm në qeverisjen e Trump gjatë katër viteve të ardhshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 minutë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago