Historia e 14-vjeçarit Renis Muca, i cili qëndroi në koma për gati 3 muaj pas një aksidenti, dhe më pas ndërroi jetë në Ankara, preku zemrat e të gjithëve.
Familja e Renisit ka bërë sot një gjest fisnik.
Tezja e 14-vjeçarit teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në ‘News24’ përmes një lidhje telefonike, bëri publik edhe kërkesën e motrës së saj, nënës së Renisit.
Mes lotësh, tezja e vogëlushit tha se të gjithë fondet që i kanë ngelur familjes nga kontributi i shqiptarëve pas thirrjes së fondacionit Firdeues, do t’i kalojnë të prekurve nga tërmeti.
“Amaneti i nënës së Renisit, është që këto para të kalojnë fondacionit tuaj, që të ndihmoni një familje të prekur nga tërmeti. Jeni sot njerëzit më të besuar në shqiptari. Ju jeni ata që nuk hezituan.
Jeni njerëz me zemër të madhe. Zoti ju ndihmoftë për gjithçka dhe në këtë hap që keni marrë vëlla.”, tha tezja e Renisit.