26, February, 2025, Banja Luka - The press conference of the President of the Republic of Srpska Milorad Dodik and the President of the Republic of Serbia Aleksandar Vucic was held at the Palace of the Republic in Banja Luka. Milorad Dodik. Photo: Borislav Zdrinja/ZIPAPHOTO/ATAImages 26, februar, 2025, Banja Luka - Konferencija za medije predsednika Republike Srpske Milorada Dodika i predsednika Republike Srbije Aleksandara Vucica odrzan je u Palati Republike u Banjaluci. Photo: Borislav Zdrinja/ZIPAPHOTO/ATAImages
Republika Çeke po dërgon 150 parashutistë në Bosnjë e Hercegovinë në përgjigje të tensionit në rritje në vend, njoftoi transmetuesi publik Radio Pragë të mërkurën.
Trupat do të lëvizin në Bosnjë brenda kësaj jave dhe janë planifikuar të qëndrojnë atje për një muaj.
Trupat çeke do të bashkohen me trupat rumune dhe italiane, të cilët gjithashtu pritet të mbërrijnë në Bosnjë këtë javë dhe do ta përforcojnë EUFOR-in, i cili po mbikëqyr respektimin e marrëveshjes së paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund gati katër viteve të luftës në vend.
Millorad Dodik, president i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës të Republika Sërpska, kishte shtyrë në parlamentin rajonal ligje të reja që ndalonin funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit brenda Republikës Sërpska. Gjykata e lartë i pezulloi këto ligje.
Ligjet u miratuan pasi një gjykatë në Sarajevë e dënoi Dodikun me një vit burg dhe e ndaloi atë nga detyra për gjashtë vjet për refuzimin e zbatimit të vendimeve të marra nga përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjet e paqes të Bosnjës.
Prokurorët e shtetit të mërkurën urdhëruan ndalimin e Dodikut për “kërcënim të rendit kushtetues”. Urdhër arresti u lëshuan edhe për kryeministrin e Republikës Sërpska Radovan Viskovic dhe Presidentin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandic.
Pas urdhrave, Dodik tha në një konferencë shtypi në qytetin e Banja Lukës se së shpejti do të takohet me zyrtarët rusë dhe do të kërkojë që ata të vënë veton ndaj zgjatjes së operacionit të Forcave të Bashkimit Evropian Althea në Bosnjë e Hercegovinë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili foli me homologun e tij rus Vlladimir Putin javën e kaluar, tha se urdhërarrestet për udhëheqjen e Republika Sërpska do ta destabilizojnë rajonin.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…