Revoltohet delegati në KP të LDK-së dhe flet hapur se çfarë është duke bërë LDK-ja

Delegati në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së dhe njëherit kryetar nëndege i Dobërçanit të Gjilanit, Naser Arifi, përmes një shkrimi  ka reaguar ashpër ndaj partisë së vet.

Ai thotë se po vazhdojnë pazaret e natës nga disa njerëz brenda LDK-së, të cilët për interesa personale dhe familjare po shkelin vullnetin e 6 tetorit.

“LDK nuk është e profiterave, e fondagjinjëve, hektaragjinjeve, banesagjinjeve, tenderagjinjeve e paregjinjeve. Pra LDK është e jona, prandaj edhe njëherë ju bëjë ftesë publike të ngritni zërin publikisht, sepse e di që privatisht i keni informuar se si është disponimi te votuesit”, ka shkruar ndër tjera Arifi.

Gjithashtu ai në reagimin e tij ka përmendur edhe mundësinë e protestave.

Reagimi i tij i plotë:

Po vazhdojnë në mënyrë tinëzare veprimet politike, në kohen kur njerëzit po luftojnë me vdekjen për të ndryshuar vullnetin e shumicës së votuesve të 6-tetorit.

Votimi me maska me doreza i rrencave tonë dhe bashkimi i maskave e dorezave me rrencat e zhvatësit e të gjitha partive që e vjedhin kuletën e popullit për 20-vjet, është turpi politik më i madh në historinë e Kosovës.

Së paku unë si delegat i kuvendit të LDK dhe si kryetar nëndege nuk dua të përbi këtë turp me heshtje.

Do te flas hapur, ne mënyrë që te jap një shkëndijë për të gjithë kryetaret e nëndegëve të LDK, aktivist vullnetare të shume viteve, ta ngritin zanin dhe reagojnë ndaj turpit te radhës i cili po përgatitet në fshehtësi e në pazare nate.

LDK eshte eshte e jona, ne radhe te pare e vullnetareve e aktivisteve te cilet pa pagese vazhdojne te japin kontributin ne parti.

LDK me se paku eshte e atyre te cillet perfituan pozita, paga e benificioneve te tjera, me se paku eshte edhe atyre qe permes LDK synim jetoesore e kane perfitimin personal e familjar.

LDK nuk eshte e profiterave, e fondagjinjeve, hektaragjinjeve, banesagjinjeve, tenderagjinjeve e paregjinjeve.

Pra LDK eshte e jona, prandaj edhe niher ju beje ftese publike te ngritni zanin publikisht, sepse e di qe privatisht i keni informu se si eshte disponimi te votuesit.

Beson,i nuk bene pune informimi privatisht i nje pjese te lidershipit te kapun, deputeteve te kapur, anetarve te kryesis te kapur, anetareve te KP te kapur, vetem demaskimi publik do ta ndalonte kete turp te radhes dhe goditjen perfundimtare ndaj LDK.

Nese ne kuvend, ne salle te mbyllur ne kohe smundjeje mund te qendrojne 150 njerez ne kohe te pandemise edhe ne shesh mund te qendrojne 50.000 njerez te cilet do ta mbrojne devijimin e vullnetit te shumices se votuesve.

Pra, imagjinoni nje situate ku lidershipi i kapur arrine marreveshje me hajnat e kuletes se shtetit, me listen serbe per qeverine e marres, dhe ne kete kohe te semundjes njerezit reagojne, duke reazikuar jeten e vet, te familjeve te tyre dhe e pamundesojne mbledhjen e Kuvendit…

Ku po mbetët LDK-ja?

A do te ndihemi ne pergjegjes per mos-veprimin tone?

Une po flas e po luftoj, qe neser te jem se paku moralisht fitues.

Naser Arifi – Delegat ne Kuvendin e Pergjithshem te LDK-es

Kryetar i nendeges se LDK-es Dobërçan, Gjilan