Detaja të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Arjan Gosës pasditen e të dielës në qytetin e Kavajës.
Gosa u qëllua teksa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal. Autori 31-vjeçari Habib Rexha, i cili kishte mbajtur nën vëzhgim Gosën, u afrua në një distancë të afërt dhe e qëlloi me plumb në kokë viktimën.
Autori përdori dorën e majtë për të qëlluar, pasi dorën e djathtë nuk e ka funksionale. Ai ka humbur gishtrinjtë për shkak të një shpërthimi kur ishte i vogël.
Mësohet se 31-vjeçari ishte emigrant në Gjermani dhe u kthye në Kavajë për të marrë hakun e të vëllait Altin Rexha.
Altin Rexha humbi jetën gjatë një konflikti të dhunshëm me vëllain e viktimës, Edmond Gosa. Gosa e qëlloi me thikë Rexhën në muajin mars dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë duke mbetur të dy të vdekur.
Hakmarrja në lidhje me vrasjen e vëllait, bëri që Habib Rexha të kthehej nga emigracioni dhe të kryente krimin ditën e diel.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…