FOTO&VIDEO

Stërnipi i Hasan Prishtinës: Kemi sjellë 3 kamionë me ndihma, nuk na thonë ku ti shkarkojmë

Biznesmeni, Mehmet Prishtina, pasardhës i patriotit të njohur Hasan Prishtina ka udhëtuar nga Kosova për të qenë pranë qytetarëve të Durrësit dhe Thumanës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku më një përfaqësi prej 9 personash të tjerë nga fshati Polac dhe me tre kamionë me ndihma ai ka zbarkuar pranë kampit të improvizuar në stadiumin “Niko Dovana”.

Por dëshirën e mirë dhe vullnetin për tu solidarizuar me vëllezërit dhe motrat e tyre nga Shqipëria ja zbehu ajo që mediat shqiptare kanë raportuar sot përgjatë gjithë ditës, çorganizimin total që po ndodh në atë kamp.

“Jam Mehmet Prishtina në cilësinë e përfaqësuesit të trungut familjar Hasan Prishtina. Kemi ardhur 10 veta. Kemi sjellë tre kamionë me ndihma, ushqimore, vëshëmbathje, batanije, gjëra elementare që i duhen një rasti emergjent. Nuk kemi prit organizim institucional sepse mendojmë se në raste emergjente duhet të organizohemi vetë.Kemi sjellë dhe 1500 euro. Por po vërejmë se këtu është një organizim i çorientuar, kemi një orë e gjysmë që sorollatemi rrugëve dhe nuk dimë ku të dorëzojmë ndihmat. Shpresojmë se ndihmat mos të keqpërdoren sepse kemi përgjegjësi morale.Kemi dhe mesazh nga bashkësia lokale ku 30-50 familje mund të strehohen në fshatin tonë.Jemi shumë të prekur. Më kthehet kujtesa e vitit ’99 ku gjithë Shqipëria hapi dyert për ne. Ne jemi të gatshëm të kthejmë atë ndihmë” tha ai për Ora News, Altin Sulçe.

Situatën nga afër po e ndjek prej momentit të parë dhe Ambasasadori i Kosovës në Tiranë.

Nait Hasani: Po shohim çfarë kemi mundësi të bëjmë. Forcat e Sigurisë së Kososovë dhe Policia e Kosovës janë këtu. Qeveria e Kosovës bën thirrje për këdo që kërkon strehë ka hapur ish-kampin gjerman në Prizren me 800 shtretër. Jemi një komb. Shqipëria është solidarizuar gjatë shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve të Kosovës nga serbët.

Në Durrës gjenden edhe forca të policisë së Kosovës.

“Si reagim fillestar kemi pasur më shumë forca, kurse sot kemi zvogëluar pak numrin por jemi në gatishmëri. Do qëndrojmë derisa të ketë nevojë dhe të menazhohet kriza” tha përfaqësuesi i policisë së Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago