BREAKING NEWS

Rezultatet e zgjedhjeve të BE-së, Macron bën thirrje për zgjedhje të reja në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi pak minuta më parë se do të shpërndajë parlamentin. Ai bëri thirrje për zgjedhje të reja pas performancës mjaft të mirë të partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar të Le Pen në zgjedhjet evropiane.

Ai ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik. Macron nuk dha dorëheqjen, por vetëm shpalli zgjedhje të parakohshme pasi, sipas tij, “e djathta ekstreme ka 40% të votave, një situatë që nuk e bën të mundur dorëheqjen.”   

Në Francë, Presidenti Emmanuel Macron u përball me një humbje të madhe përballë partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Sondazhet franceze thonë se lista e Tubimit Kombëtar e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, ka dalë në krye të partive me më shumë se 30% të votave.. Asnjëherë kjo parti nuk ka arritur të marrë një numër kaq të madh votash.

Partia Rilindja e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valérie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2%. Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14%.

Reconquest i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unbowed (LFI) ka marrë 8.3%.

Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019.

Duke folur para mbështetësve, shefi i listës së Tubimi Kombëtar, Jordan Bardella ka thënë se francezët kanë dhënë një “vendim pa apel”, duke i dhënë partisë së tij më shumë se 30% të votave.

Kjo është më shumë se dyfishi i asaj që arriti të arrijë partia e Presidentit, Emmanuel Macron (15%).

Mediat franceze kanë raportuar se Presidenti Macron do të ndërmarrë hapin e pazakontë për t’iu drejtuar kombit më vonë këtë mbrëmje.

“Ne e mirëpresim këtë vendim me përulësi dhe seriozitet. Bashkëmoshatarët tanë francezë kanë shprehur dëshirën për ndryshim. Ky mesazh i qartë për liderët evropianë tregon vullnetin e francezëve për të parë që Evropa të ndryshojë kursin,” tha Bardella.

“Një erë shprese po fryn mbi Francë dhe është vetëm fillimi”.

“Presidenti nuk mund të qëndrojë i shurdhër ndaj mesazhit të dërguar sonte nga populli francez”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se presidenti Macron duhet të shpërndajë qeverinë dhe të thërrasë zgjedhje të përgjithshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

10 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

13 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago