Festivali i famshëm i birrës në Gjermani, Octoberfest, do të rikthehet këtë vit në Mynih, shkroi të dielën “Euronews”.
Ky festival do të rihapet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19.
Gotat e birrës, mishi i derrit e gjevrekët e mëdhenj e karakterizojnë këtë festival që tërheq miliona vizitorë nga e gjithë bota.
Çmimet e birrës për këtë vit janë rritur rreth 15 për qind, krahasuar me vitin 2019.
Sipas faqes zyrtare të Octoberfestit, gota që zë një litër birrë do të kushtojë midis 12.60 dhe 13.80 euro.