Kroacia mund të ringjallë tensionet e vjetra etnike në rajonin e Ballkanit, si pasojë e mungesës së partive, të cilat përfaqësojnë minoritetin serb në qeverinë e re kroate.
Vendimi për të mos përfshirë serbët në qeverisje ka ardhur si rezultat i presionit të partisë së djathtë radikale Lëvizja për Atdheun, e cila do të formojë qeverinë me konservatorët në pushtet të drejtuar nga Kryeministri aktual, Andrej Plenkoviç, citon Associated Press.
Bashkimi Demokratik Kroat dhe Lëvizja për Atdheun ranë dakord për krijimin e koalicionit qeverisës, pasi HDZ, e cila ka qenë dominuese në vitet e fundit në Kroaci nuk mund të qeverisë dot e vetme. Zyrtarët e partisë në pushtet thanë se qeveria e re, që do të drejtohet për një mandat të tretë radhazi nga kryeministri Andrej Plenkoviç, do të miratohet në parlament, javën e ardhshme.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…