LAJME

Roan Brahimi “braktisi” Dubain ditët e fundit, festoi Pashkët me të birin. Kush e spiunoi?

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku u ekzekutua në një atentat mafioz 32-vjeçari Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, një emër i njohur i botës së krimit në Lezhë.

Mediat raportojnë se Roan Brahimi nuk jetonte në Greqi, por në Emiratet e Bashkuara Arabe, vend ku strehoen edhe shumë persozhe të tjerë të krimit, për t”iu shpëtuar prangave të Policisë dhe plumbave të rivalëve.

Ai kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Greqi, për të vizituar bashkëshorten Katerina Beqo dhe djalin e vogël 7 vjeç, të cilët jetonin në Virona të Athinës, pranë vendit ku ndodhi atentati. Ata kishion festuar Pashkën ortodokse së bashku.

Burime për mediat greke bëjnë me dije se ai kishte dhe një banesë tjetër në Athinë. Në Greqi, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi rezulton me skedë të pastër penalë ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.

Nisur nga këto detaje, lihen dyshimet se autorët kanë patur informacion të saktë për të se kur është futur në Greqi, ku dikush duket se e ka spinuar 32-vjeçarit. Vrasësit ishin të maskuar dhe me motor, teksa po e ndiqnin makinën e tij, deri në momentin kur ndaloi dhe iu afruan duke hapur zjarr me breshëri.

Roan Brahimi mbeti i vdekur në vend, teksa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur lehtë. Pak metra larg automjetit të viktimës, ndodhej dhe djali 7-vjeçar i çiftit, i cili po luante në një park dhe viktima kishte shkuar për ta marrë.

Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes grupeve rivale në Shqipëri, teksa Roan Brahimi alias Sidorel Prendi njihej si një rival i grupit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Ai dyshohet si i përfshirë në dy atentatet që tronditën vendin në verën e vitit 2022. Më konkretisht atë të 17 korrikut 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, bashkë me dy shokët e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Po ashtu, dyshohet si i përfshirë edhe në atentatin e regjistruar ndaj krahut të djathtë të Ervis Martinajt, Ylli Brahimi alias Ylli Brahja, i cili mbeti i plagosur dhe u ekzekutua Klisman Preçi.

Për të dyja ngjarjet, ai ka qenë në kërkim, ku Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tij në fshatin Pllanë të Lezhës, por nuk u gjet në banesë si në atentatin e parë, po ashtu edhe në të dytin.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili u shoqërua në komisariat për të dhënë deklarimet e tij.  Gjovalin Prendi tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti, teksa mohoi që djali i tij të kisjhte probleme me Ylli Brahimin (Brahjan).

“Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorela Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai.

Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale.

Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie.” – ka deklaruar në atë kohë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit.

Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan.

Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.  Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago