LAJME

Rita Ora rrëfehet si rrallë herë: U transferuam në Londër, gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë ku si rrallë herë më parë ku ka folur gjatë për fëmijërinë e saj, familjen dhe jetën private.

E ftuar në emisionin e Jonathan Ross, Rita foli për origjinën e saj dhe transferimin e prindërve të saj në Britaninë e Madhe shumë vite me parë, ku e cilësoi si një nga gjërat më të mira që ata kanë bërë ndonjëherë.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe siguruan jetesën e tyre. Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë.”

Më tej këngëtarja u ndal dhe tek jeta e saj private të cilën ajo e ruan në mënyrë hermetike. Në lidhje me partnerin e saj, Taikia Waititi, Rita u shpreh:

“Ai është personi im i preferuar”.

Mirëpo përveç se partner në jetë, ciftin do ta shohim së bashku edhe në aspektin profesional. Rita dhe regjistori do të bashkëprezantojnë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, “MTV Europe Music Awards 2022”. “Unë e prezantova atë në vitin 2017, por tani po e prezantoj sërish, por këtë herë po e bëj bashkë me Taikan, partnerin tim. Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar. Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”,– tregoi e emocionuar Rita.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

13 minuta ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

18 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

11 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

14 orë ago