LAJME

Vdekja e 4 shqiptarëve në aksidentin tragjik, shoferi i arrestuar 2 herë vitet e fundit: Duhej të ishte dëbuar nga Italia

Orjol Lame, shoferi i makinës që u përplas me një shtëpi në Itali dhe që do të shkaktonte vdekjen e 4 personave, tashmë po hetohet për vrasje. 32-vjeçari shqiptar, po hetohet për vrasje në rrugë sepse testet toksikologjike treguan që në momentin e aksidentit, shqiptari ishte i dehur dhe i droguar. Aksidenti i rëndë shkaktoi vdekjen e gruas së tij, Shane Hyseni, 22 vjeçe, djalit të tyre, Mattias Lame, rreth 2 vjeç dhe motrës e vëllait të 22-vjeçares, 8 e 11 vjeç.

Sipas mediave italiane, Lame rezultonte se ishte arrestuar edhe dy herë gjatë viteve të fundit. Herën e parë, ishte arrestuar më prill të 2020 për shpërndarje droge. Karabinierët në Sant’Ilario e kapën me kokainë, heroinë dhe morfinë. Lame u arrestua në flagrancë teksa shkëmbente drogën me një klient.

Ndërsa e herën e dytë në Shkurt të 2021, ai u arrestua në Campoformido. Karabinierët e arrestuan ndërkohë që gjendej në makinë bashkë me një 51-vjeçar nga Parma, i skeduar nga autoritetet. Ndaj Orjol Lames kishte një urdhër dëbimi, lëshuar në vitin 2020 nga autoritetet në Reggio Emilia. Sipas këtij vendimi, shqiptari nuk duhej të kthehej në Itali para vitit 2025. Sipas skemës që u rindërtua nga hetuesit, Orjol Lame nuk duhet të kishte marrë kurrë leje drejtimi italian dhe në momentin e aksidentit në Via Emilia, ku mbetën të vdekur katër persona, drejtonte një automjet të pasiguruar, Fiat Stilo.

Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç humbën jetën në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të braktisur.

Kur mësuan aksidentin tragjik që u mori tre fëmijët dhe nipin, gjyshërit e tronditur kujtonin bisedën e fundit me vajzën 22-vjeçare që i kishte kërkuar prindërve të merrte motrën e vëllain për të dalë në darkë që rezultoi të ishte e fundit për ta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago