Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimi i Kancelares Angela Merkel me kryeministrin Albin Kurti dhe vizita e presidentes Vjosa Osmani në Berlin tregon se Gjermania mbetet partner i palëkundur i Kosovës.
“Vizita e kancelares Merkel në rajon dhe takimi i saj bilateral me Albin Kurtin si dhe vizita e presidentes Vjosa Osmani në Berlin tregon se Gjermania mbetet një partner i palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik dhe bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar ambasadori Rohde.
🇩🇪🇽🇰 Chancellor Merkel’s visit to the region and her bilateral meeting with @albinkurti as well as President @VjosaOsmaniPRKS‘s visit to Berlin underline Germany remains a steadfast partner on Kosovo‘s path to Euro-Atlantic integration and regional cooperation https://t.co/5Zpfnqvfis
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 15, 2021