Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania është entuziaste që Java e Krenarisë ka filluar në Kosovë.
“Gjermania është e entuziaste që Java e Krenarisë ka filluar më në fund. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut. Ato nuk duhet të negociohen, ato duhet të zbatohen”, shkroi Rohde.
Ai ka falënderuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputeten Mimoza Kusari-Lula për fjalimet dhe përkushtimin ndaj kësaj kauze.
Rohde ka publikuar edhe foto nga hapja e djeshme.