LAJME

Rojeviq: Bllokada nis nesër nga ora 18:00, në secilën pikë kufitare do të jenë së paku 400 njerëz

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka thënë se bllokada e paralajmëruar në pikat kufitare me Kosovën do të nisë nesër nga ora 18:00.

Rojeviq, për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka bërë të ditur se bllokadat do të organizohen në katër nga pesë kalimet kufitare të Serbisë dhe Malit të Zi me Kosovën.

“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës dhe institucionet e uzurpuara t’u kthehen serbëve. Gjithashtu kërkojmë nga KFOR-i që në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai shtoi se në pikat kufitare ku do të organizohen bllokadat do të mund të kalojnë vetëm automjetet spitalore dhe të gjitha automjetet dhe udhëtarët që posedojnë dokumente serbe. “Nëse në Kosovë nuk vlejnë dokumentet serbe, atëherë as në Serbinë qendrore nuk mund të vlejnë dokumentet e të ashtuquajturës Republikë e Kosovë”.

“Do t’i bllokojmë vendkalimet kufitare në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë dhe atë në Kullë. Vendkalimi në Konçul nuk do të bllokohet tani për tani”.

Rojeviq shtoi se do të jenë të paktën nga 400 persona të cilët do të marrin pjesë në bllokadat kufitare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago