Ylli i Portugalisë Cristiano Ronaldo ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij në Trump Tower me një humbje të konsiderueshme. Ronaldo e shet apartamentin luksoz për 7,75 milionë dollarë, nga 18.5 milionë dollarë që vlente në vitin 2015.
Prona 2500 metra katrorë, u nxorr fillimisht në shitje nga Ronaldo në vitin 2019 për 9 milionë dollarë, pasi tifozët nënshkruan një peticion duke e nxitur atë të distancohej nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump.
Apartamenti është projektuar nga Juan Pablo Molyneux, i cili është i njohur për stilin e tij të “maksimalizmit”. Ai ka tre dhoma gjumi dhe pamje 360 gradë nga Parku Qendror i Nju Jorkut.
Sipas ekspertëve të pasurive të patundshme, ulja e vlerës së pronës nuk lidhet shumë me dizajnin e saj të brendshëm por me pandeminë dhe mungesën e ofertave për apartamentet e Trump. Pronat e markës Trump në Manhattan kanë humbur më shumë se 20 përqind të vlerës së tyre që nga viti 2017.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…