BREAKING NEWS

Rrahja që çoi në vrasjen e 40 vjeçarit nga kushëriri i tij: Ja si rrodhi ngjarja tragjike në Klinë

Klina u trondit pasditen e së premtes pas vrasjes me armë zjarri të 40-vjeçarit Mark Ademi, në fshatin Zllakuqan. Rrahja mes kushërinjve çoi në ngjarjen tragjike, për të cilën po dyshohen tre persona.

Anton Ndrecaj, 54-vjeçar është i dyshuari kryesor, i cili gjuajti me armë zjarri në drejtim të Mark Ademit duke e lënë të vdekur në vend. Ai dhe dy familjarë të tij u prangosën nga Policia, derisa u kryen bastisje në vendin e krimit dhe u konfiskuan snajperë e armë.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja, kur u njoftua Policia dhe si u qëllua Ademi nga kushëriri i tij?

Tragjedisë që u ndodhi dy familjeve, kushërinj mes vete, në fshatin Zllakuqan u parapriu një rrahje, afër një kafeterie, rreth orës 16:40 të ditës së sotme.

Gjithçka nisi me një fjalosje, për motive ende të panjohura, mes vëllezërve të Mark Ademit me vëllezërit e të dyshuarit Anton Ndrecaj që fillimisht çoi në rrahje. Por, konflikti mes tyre eskaloi deri në atë pikë, sa i dyshuari kryesor Anton Ndrecaj nxori armën e zjarrit dhe gjuajti në drejtim të Markut.

Kur u njoftua Policia për rastin

Një patrullë policore kishte marrë informacionin rreth orës 16:40 se po ndodhë një rrahje në atë pjesë dhe ishte nisur për në vendin e ngjarjes. Gjatë kësaj periudhe situata ishte tensionuar në vendin ku veçse kishte ndodhur krimi. Sinjali mëson se Policia ishte rrugës për të intervenuar, ka hasur në njërin nga të dyshuarit, Ndue Ndrecaj, i cili e ka ndalur Policinë dhe iu ka thënë se është sulmuar nga vëllezërit Ademi. Kërkimet për t’i kapur personat e përfshirë në rast kishin nisur menjëherë, kurse i dyshuari që e njoftoi Policinë për sulmin dha deklaratë në stacion.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

1 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

24 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago