Foto ilustruese
Një konflikt mes disa personave mbrëmë në Deçan, ka eskaluar në rrahje dhe përdorim të armës së zjarrit. Të shtënat u dëgjuan në orët e mbrëmjes dhe Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, fillimisht disa persona janë rrahur mes vete e më pas njëri prej tyre ka shkrepur armën së paku dy herë.
Pasi Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar gëzhojat e armës së zjarrit, teksa është arrestuar i dyshuari.
Me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 fishekë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…