Në raportin policor 24 orësh, është regjistruar një rrahje masive në rajonin e Pejës.
Prona është bërë shkak që shtatë persona të rrahën mes vete.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Zahaq të Pejës, rreth orës 17:40.
Sic njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.