Rrahje në burgun e Dubravës, disa persona e bëjnë për spital të burgosurin 27-vjeçar

Një ngatërresë ka ndodhur dje në Burgun e Dubravës.

Një i burgosur 27-vjeçar, është rrahur nga disa persona brenda burgut.

Burime të Gazetës Sinjali, bëjnë me dije 27-vjeçari, i cili është në vuajtje të dënimit me burg për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Atij i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore, por sipas burimeve të Sinjalit personat të cilët e kanë sulmuar atë nuk janë identifikuar.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Burgut por edhe në Spitalin Rajonal në Pejës pastaj është kthyer në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.