LAJME

Nga Ferizaj shkon për ta marrë gruan te familja e saj në Gjakovë, miqtë e bëjnë për spital dhëndrin 32-vjeçar

Një konflikt verbal mes familjarëve ka eskaluar në sulm fizik, dje në fshatin Rogovë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë në përleshje janë përfshirë miku dhe dhëndri, me ç’rast ky i fundit u sulmua në shtëpinë e familjes se gruas.

Sinjali ka mësuar detaje për rastin, për të cilin tre persona tashmë kanë përfunduar në ndalim policor.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ndodhi pasi një 32-vjeçar bashkë me babain nga Ferizaj shkuan në Gjakovë për të marrë nusen e tij që ndodhej për vizitë te familja e saj.

Me të arritur në shtëpinë e miqve në fshatin Rogovë, nisi një debat mes tyre në njërën anë dhe babait e vëllezërve të nuses, për shkak ta disa mosmarrëveshjeve të momentit.

Si pasojë e mospajtimeve për çështje ende të panjohura, miku bashkë me djemtë kanë sulmuar fizikisht dhëndrin dhe babin e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Gjithë ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, kur edhe intervenoi një patrullë e Policisë, me ç’rast i shoqëroi të dyshuarit në stacion policor.

Babai i dyshuar, bashkë me djemtë e tij, njëri 32 e tjetri 20-vjeçar kanë përfunduar në ndalim policor për shkak te sulmit ndaj dhëndrit.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ata të ndalohen për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago